Agjencia Zhurnal.mk

Të premten shpallet vendimi mbi rastin e ‘Almirit’

Shkup, 18 qershor – Në seancën gjyqësore për rastin “Almiri” u dëgjua dëshmitari Stoinko Zllatkovski, kryerësi i ekspertizës teknike. Ai gjatë dëshmisë së tij pranoi se gjatë kryerjes se ekspertizës ligjore i njëjti nuk ka poseduar licencë valide për punë. Zllatkovski fajin për këtë e hedh tek organet kompetente gjegjësisht te Ministria e Drejtësisë, që sipas tij ka lejuar që të krijohet një vakum nga skadimi i afatit të licencës e deri në ripërtëritjen e së njëjtës. Eksperti Zllatkovski shtoi se ai personalisht, por edhe nga fakulteti ku punon e kanë informuar edhe Byronë për ekspertiza ligjore për skadimin e licencës.

“Unë personalisht i kam informuar Byronë për ekspertiza ligjore për skadimin e licencës, ndërsa ata më kanë thënë që ky është problem i tyre, ndërsa ju duhet ta bëni vetëm punën tuaj”, tha Stoinko Zllatkovski, ekspert teknik.

Ndërsa në ligjin për ekspertizë thuhet:

“Çdo ekspert ligjor ka detyrim ligjor që në afat prej 3 muaj nga data e skadimit të licencës, nga Ministria e Drejtësisë me kërkesë me shkrim të kërkoj vazhdimin e licencës, në të kundërtën pas skadimit të afatit të licencës pushon e drejta e ekspertit që të ushtroj veprimtarinë e ekspertizave deri në marrjen e Licencës.

Eksperti Stoinko Zllatkovski tani posedon licencë  të ripërtërirë, ndërsa gjykatësja Maja Deskoska gjatë seancës disa herë përsëriti se eksperti në fjalë ka figuruar në regjistër të ekspertëve të Ministrisë së  Drejtësisë edhe kur i është dhënë detyra për të punuar ekspertizën. Sipas saj se kjo nuk e vë në dilemë ekspertizën e ekspertit teknik.

Gjatë seancës së sotme u thanë fjalët përfundimtare, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të shqiptohet këtë të premte.

Avokati Ibrahim Bajrami edhe babai i Almirit, Sedat Aliu shprehen skeptik dhe nuk besojnë në ndonjë ndryshim të vendimit nga ai i mëparshmi.

“Me gjitha këto shkelje procedurale në dëm të familjes Aliu, ne nuk presim ndonjë ndryshim drastik në lidhje me vendimin e gjykatës. Për një gjë të jeni të sigurt se ky proces nuk do të përfundoj me kaq. Kjo gjykatë nuk ka forcë që të gjykoj, për një gjykim të drejtë, për këtë jemi të bindur”deklaroi Ibrahim Bajrami, ndihmës avokat i familjes Aliu.

“Si në rastin e parë që  ka qenë e gjykuar, ne përsëri presim të njëjtën prej Gjykatës së Kumanovës. Por, ne prapë do të vazhdojmë  me gjykatat më të larta, në Shkup nëse ka nevojë edhe në ato evropiane, sepse shihet që do të përsëritet e njëjta sikur herën e parë”, u shpreh babai i Almirit, Sedat Aliu.

Ndryshe në gjykimin e parë, Gjykata e Kumanovës të akuzuarit Boban Iliq i shqiptoi dënim me 6 vjet heqje lirie. Ndërkohë babai i Almirit, Sedat Aliu u dënuan me 6 muaj burg, Abdulla Aliu  9 muaj burg dhe Sami Demiri 9 muaj heqje lirie. Por pasi rasti shkoi në rigjykimi këto aktvendime u shfuqizuan.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...