Agjencia Zhurnal.mk

Të reja mes Mozzik dhe Loredanës? Fansat kapin këtë detaj

Duket se ka të reja në raportin e Loredanës dhe Mozzikut.

Vitin e kaluar, Mozzik dhe Loredana i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, por vazhduan të komentohen edhe pasi ndanë rrugët, shkruan lajmi.net.

Dyshja kanë një vajzë, Hanën, e cila qëndron me Loredanën dhe kohë pas kohe vizitohet nga reperi, andaj ish-çifti ruajnë raportet për shkak të saj.

Ata më nuk ndiqen në Instagram, por së fundi, fansat e dy artistëve kanë kapur një detaj interesant rreth tyre.

Loredana dhe Mozzik ndjekin njëri-tjetrin në rrjetin social TikTok, madje këtë gjë e bëjnë që prej muajit prill.

Të vetmit persona që mozzik ndjek në këtë rrjet social, janë Loredana dhe vëllai i tij, Getinjo.

E gjithë kjo, ka lënë fansat të dyshojnë se mes Mozzik dhe Loredanës ka diçka të re, megjithatë të vërtetën mund ta thonë vetë artistët.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...