Të rinjtë duan profesione, në Durrës rritet numri i nxënësve në shkollat profesionale

nga Xh M

Arsimi profesional po merr vëmendjen e shumë të rinjve që kërkojnë të arsimohen dhe të kenë një punësim të sigurt në përfundim të shkollës.

Sipas Zyrës Vendore të Arsimit në Durrës, këtë vit shkollor regjistrimet në shkollat e mesme profesionale të qytetit bregdetar dhe turistik janë rritur me 19% krahasuar me vitin e kaluar. Interesin më të madh e ka pasur dega e hoteleri-turizmit, por jo vetëm ajo.

E hapur në fund të viteve ’60 për të përmbushur kërkesat e kohës, shkolla teknologjike “Hysen Çela” e ka çuar përpara traditën arsimore në përgatitjen e profesionistëve të rinj.

Detaria dhe peshkimi janë një tjetër degë e rëndësishme për Durrësin dhe zonat bregdetare ku mungesa e punonjësve të kualifikuar ndër vite ka qenë e ndjeshme. Por edhe për këtë degë, interesi është në rritje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More