Agjencia Zhurnal.mk

Të rinjtë “shuplakë” Qeverisë

Shkup, 20 nëntor, zhurnal.mk – Sot Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me rastin e Ditës botërore të fëmijëve organizoi një mbledhje me organizatat rinore të vendit kur të rinjtë nga afër shprehen problemet e tyre të përditshme me të cilat ballafaqohen.

Problemet nga afër i dëgjuan Kryeministri Zoran Zaev, euroambasadori Samuel Zhbogar, ministrat Naser Nuredini, Renada Deskoska, Milla Carovska dhe përfqësues tjerë të ministrive.

Të rinjtë folën për tema të ndryshme, si ndotja e ajërit, papunësia, moskyçja e tyre në vendimmarrjet politike dhe të tjera.

I riu Stefan Mitiq tha se për ndotjen e ajërit nuk ka shumë përgjegjësi nga shteti sepse nuk ndërmerr hapa konkret rreth këti problemi. Ai tha se në seancë ka arritur me biçikletë që me këtë kujdesë të vogël të kontribuon sado pak që shokët e tij të jetojnë në hapsirë më të pastër.

“Si erdhët ju në këtë ngjarje, unë erdha me biçikletë. Vozisë biçikletë çdo ditë, kur është ftohtë, kur bie shi, kur është verë, çdo ditë. E bëj këtë sepse besoj se ky kujdes i vogël i imi do të kontribuon që unë dhe shokët e mi të jetojmë në një hapsirë më të pastër dhe më të shëndetshme. Por realiteti është ndryshe. Kompanitë, insdustritë, shteti nuk kujdesen aspak që të kemi një ajër të pastër. Unë dua të dij se çfarë ajëri thithi, realiteti është se këtë informacion unë nuk e kam”, tha mes tjerash Stefan Mitiq.

Nga ana tjetër Mihaella Trajkovska foli për papunësinë e të rinjëve dhe se si ata çdo ditë mendojnë të largohen nga ky vend në vend tjetër që ofron kushte më të mira për arsim dhe punësim.

“Unë si një person i ri gjatë kësaj periudhe po ballafaqohem me një dilemë të madhe rreth arsimimit tim dhe rreth karrierës time. A ta ndërtoj karrierën time këtu, në vendlindjen time afër familjes time, apo ndoshta të iki nga këtu në një shtet që do të më ofronte kushte më të mira. Unë e di që këtë dilemë nuk e kam vetëm unë por e kanë gjithë moshatarët e mi për shkak se jemi të vetëdijshëm për kushtet që na ofron shteti ynë. Edhe pse e dimë se po përpiqen që të ulet problemi me papunësinë, megjithatë papunësia tek të rinjtë është ende e madhe dhe këtë e tregojnë edhe statistikat ku afro 40% nga të rinjtë nga 20-25 vjet janë të papunë”, tha Mihaella Trajkovska.

Ndërsa Isra Zekiri foli për problemin e moskyçjes së të rinjëve në vendimmarrjet politike.

Ajo tha se shpesh politikanët thonë që pjesa më e rëndësishme e vendit është rinia, ndërsa nga njëra anë nuk i kyç aspak në vendimarrje.

“Ju shpeshherë thoni se ardhmëria është në duart e të rinjëve. Se të rinjët janë pjesa më e rëndësishme e vendit tonë. Besoj që nuk jam e vetmja e re që mendon kështu. Këtë konstatim e kemi dëgjuar në shkollë, në shtëpi, në televizion, e veçanarisht nga politikanët. Problemi kryesorë qëndron në faktin se neve nuk na jepet mundësia që të sjellim vendime edhe pse më mirë se gjithkush tjetër i njohim nevojat dhe problemet me të cilat ballafaqohemi. Askush nuk na konsulton se si të zgjidhim problemin. Jam e sigurtë që shpeshherë e kujtoni që edhe ju keni qenë të rinj. Ne jemi gjeneratë që jemi rritur në rrethana shumë më të ndryshme se ju, ne u rritëm me internet, me rrjete sociale, u rritëm në një shoqëri jostabile, andaj ju të moshuarit nuk i kuptoni rrethanat me të cilat ne ballafaqohemi”, u shpreh, Isra Zekiri.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...