Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Të shfrytëzohen rrugët tjera alternative për dalje nga Shkupi derisa rikonstruohet bul. “Aleksandar Makedonski”

Shkup, 14 tetor – Qyteti i Shkupit apelon deri te qytetarët t’i shfrytëzojnë rrugët alternative gjatë qarkullimit të tyre me automjet  gjatë daljes nga Shkupi në drejtim lindor, nëpërmjet bulevardit Aleksandar Makedonski për shkak të aktiviteteve teknike për rikonstruimin e tij.

“I lusim pjesëmarrësit në komunikacion ta shfrytëzojnë rrethrrotullimin e Shkupit përmes daljeve në Vizbeg , qarkorja në Mirkovc dhe  qarkorja  nëpër bulevardin e sapondërtuar Hristijan Todorovski Karposh, si dhe rrugët paralele 808 (te fabrikat “Evropa” dhe “Birraria e Shkupit”), udhëkryqi i bulevardit Kiro Gligorov, kthesa nëpërmjet rrugës Pero Nakov, duke u lidhur për në rrugën Bllagoja Stefkovski dhe pastaj shfrytëzimi i drejtimit prej në QS “Hipodrom” dhe drejt Velesit  përmes Idrizovës”, informojnë nga Qyteti i Shkupit.

Prej atje sërish apelojnë  qytetarët të jenë të durueshëm dhe t’i respektojnë kushtet e sapovendosura  në rrugë, si dhe regjimet e veçanta të  komunikacionit me të cilat rregullohet komunikacioni gjatë rikonstruimit të bulevardit frekuentues Aleksandar Makedonski.

Postime të ngjashme

Arian Hakiki u zgjodh kryetar i Alternativës në degën e Tearcës

R Zh

Rexhepi: Gazifikimi i amvisërive në pjesën më të madhe të komunave do bëhet realitet në fillim të vitit të ardhshëm

R Zh

Ali Ahmeti: Diaspora, pjesë e pandarë e jona

R Zh

Ademi: ASH-AA manipulojnë me numrin e qytetarëve që nuk kanë nënshtetës

R Zh

Makraduli: Dokumentet personale do t’ju vijnë në adresë shtëpie

T E

Selami: Qytetarët të jenë të qetë, të gjithë do të regjistrohen

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...