Të shtëna me armë në Medresenë “Isa Beu” në Tetovë!

Sektori i Punëve të Brendshme ka njoftuar se medresenë “Isa Beu” në Tetovë ka pasur të shtëna me armë.

Janë regjistruar dëme materiale, ndërkaq nuk ka të lënduar.

Po punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

“Sot, më 20 shtator në ora 09:05 në SPB Tetovë është raportuar se mbrëmë, mes datave 19 dhe 20 shtator një autor deri tani i panjohur me armë zjarri ka dëmtuar disa dritare të ndërtesës së shkollës së mesme të teologjisë – medresesë “Isa Beu” në rrugën “Probishtipska” në Tetovë. Janë dëmtuar dritaret në katin e parë dhe të dytë, gjegjësisht dritaret e korridorit”, thuhet në njoftim, transmeton TV21.

Është kryer inspektim ku janë marrë për ekspertizë disa gëzhoja.

Related posts

Për gjashtë orë janë dënuar 127 shoferë për vozitje të shpejtë

D V

Zhduket një e mitur në Fushë Kosovë

D V

Një punëtor lëndohet gjatë një incidenti në “Makstil”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More