Agjencia Zhurnal.mk

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

Shkodër, 8 janar- Një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e sotme në Shkodër.

Raportohet se është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të një banese në fshatin Grudë.

Nuk raportohet për persona të lënduar nga kjo ngjarje.

Dy kanë qenë personat të cilët kanë shkrepur armët, ndërsa nuk dihen ende shkaqet.

Shkoder/Informacion Paraprak

Më datë 08.01.2020, rreth orës 12:40, në fshatin Grudë, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Gj. M. 63 vjeç, pa shkaktuar dëme në njerëz.

Nga veprimet e para hetimore autorë të dyshuar janë shtetasit A. K. 37 vjeç, dhe N. K. 28 vjeç, (vëllezër) banues në lagjen Skenderbeg Shkodër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, veprimet po kryhen me grup hetimor dhe punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...