Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Të shtëna në shtetin e Virginias, raportohet për dy të vdekur dhe tetë të lënduar

Dy persona kanë vdekur si dhe të paktën tetë të tjerë janë plagosur në Virginia të SHBA-së, pas të shtënave të shumta buzë oqeanit në Virginia Beach, thanë autoritetet të shtunën.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, policia zbuloi të paktën tetë viktima të të shtënave “në skenën origjinale të krimit” pranë Rrugës 20 dhe Atlantic Avenue kur mbërritën të premten në orën 11 të mbrëmjes.

Derisa policia po hetonte skenën e parë të krimit, të shtënat ndodhën rreth një blloku më tutje afër Rrugës 20 dhe Pacific Avenue, derisa një individ u konfrontua nga një oficer i policisë së Virginia Beach.

Oficeri më pas qëlloi dhe vrau personin duke u përshkruar nga autoritetet si ndërhyrje e policisë.

Një person i dytë rezultoi po ashtu i vdekur në një incident tjetër të të shtënave aty pranë, derisa autoritetet po përpiqen ende për ta përcaktuar se çfarë ndodhi por nuk besojnë se kishte të bënte me ngjarjet paraprake.

“Ajo që mund të shihni është se kemi një incident shumë kaotik, një natë shumë kaotike në Beach. Shumë skena të ndryshme krimi”, tha shefi i policisë së Virginia Beach, Paul Neudigate. 

Postime të ngjashme

Pamje si në luftë, tornado goditet Çekinë – disa fshatra janë rrafshuar me tokë, ka edhe viktima

Dafina Vidishiqi

Britaniku 72 vjeç, rezultoi 43 herë pozitiv me coronavirus

Dafina Vidishiqi

“Pasurinë ia la vëllait”/ Biznesmeni i njohur i jep fund jetës me dy plumba, mesazhi që u gjet në makinën e tij

Dafina Vidishiqi

Rreth 300 migrantë mund të kenë vdekur pas përmbytjes së anijes në Jemen

Dafina Vidishiqi

PE miraton rezolutë për të drejtën në abort të sigurt

Dafina Vidishiqi

Ambasadori amerikan kthehet në Moskë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...