Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

“Të shtruar nga 30 deri në 90 vjeç”, shefja e Infektivit: Janë rritur rastet e shtrimeve në spitale. Apeli për qytetarët

Shefja e Infektivit, Najada Çomo deklaroi se ditët e fundit rastet me koronavirus janë rritur, çka ka sjellë kështu dhe rritjen e numrit të shtrimeve në spitale.

Gjatë fjalës së saj në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Çomo tha se grupmoshat e shtruara janë nga 30-vjeç deri në 90. Mes të tjerash ajo i bëri apel qytetarëve që të mbajnë maskat, ndërsa evidentoi faktin se Shqipëria është ndër ata vende që nuk respekton këtë masë.

“Sikurse është referuar, është parë një shtim i numrit të personave të infektuar, dhe kjo pasqyrohet dhe në shtimin e personave të shtruar në spital. Të shtruarit në spitale janë pacientët në formën mbi atë të moderuar, të rëndë apo kritike. Ditët e fundit evidentohen raste të shtuar të shtrimeve të COVID. Kjo tregon një trend në rritje. Informacioni që dua t’ju japë është se kemi persona të shtuar të gjitha në spital, nga mosha 30-90 vjeçare. Mosha më e prekur është 50-60 vjeçare. Një thirrje kam për popullatën është se arma që kemi në dorë është mbajtja e maskës, ruajta e distancimit fizik, pasi jemi nga të paktat vende që nuk e respektojmë atë.”, tha Çomo.

Postime të ngjashme

Kryeprokurori Çela: Situata në disa prokurori të vendit është e rënduar, stoku i dosjeve mund të bëhet i papërballueshëm

D V

Asnjë humbje jete dhe 31 raste të reja me coronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri

D V

Jorida Tabaku: Shqipëria me koncesion, qeveria jep me PPP edhe strehimin social

N E

Reforma në drejtësi ende e pa përfunduar/ Qindra prokurorë dhe gjyqtarë nuk kanë kaluar procesin e vettingut

N E

Ministria e Arsimit mesazh në celularin e mësuesve: Në shtator duhet të jeni të gjithë të vaksinuar

N E

SHBA dhe BE: Të goditen “të pandëshkueshmit”

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...