Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Të shtunën nis fushata e zgjedhjeve të 13 dhjetorit

Shkup, 18 nëntor, zhurnal.mk – Të shtunën fillon fushata zgjedhore për kryetarë komunash në Shtip dhe Pllasnicë, por këto zgjedhje bojkotohen nga partitë më të mëdha opozitare VMRO-DPMNE dhe koalicioni ASH-AA për Pllasnicën.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve përgatitet që dy ditë para datës zyrtare të zgjedhjeve, më 11 dhjetor të votojnë personat me vendim për izolim.

Në komunën e Shtipit në garë janë pesë kandidatë kurse në atë të Pllanicës janë dy kandidatë. Shumica e kandidatëve nga parti të vogla dhe të pavarur.

Partitë në pushtet refuzuan kërkesën e opozitës për shtyrjen e këtyre zgjedhjeve, duke theksuar se nuk mund të bllokohet një proces demokratik.

Këto zgjedhje po mbahen pasi që kryetari i deritanishëm i Shtipit u zgjodh ministër në kabinetit qeveritar të kryeministrit Zaev, ndërsa kryetari i deritanishëm i Pllasnicës u zgjodh deputet nga radhët e BDI në zgjedhjet e fundit.

Postime të ngjashme

Maqedoni, gjobiten 220 motoçiklistë dhe 89 shoferë për vozitje në gjendje të dehur

Dafina Vidishiqi

Moti gjatë ditës së nesërme në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

Ja kur pritet heqja e orës policore në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

Filloi rikonstruimi i rrugës 116 në Tetovë

Dafina Vidishiqi

Agjencia e Sigurisë Kombëtare do të marrë 3 milion euro me rishikimin e buxhetit

Dafina Vidishiqi

Asnjë i vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...