Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Të themelohet një fond për mbështetjen financiare të mediave kritike

Unioni Demokratik ka uruar gazetarët në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Medias, 3 Maji, duke i inkurajuar gazetarët të këmbëngulin në luftën për të vërtetën, pavarësinë nga partitë politike dhe nga njerëzit e fuqishëm, transmeton Zhurnal.

Pa media të lira dhe profesionale, nuk ka demokraci, përgjegjësi dhe drejtësi thuhet në letër në të cilën shkruan se gjendja e lirisë së medias në Maqedoni, ndonëse me lëvizje të vogël përpara në listën e Reporterëve pa Kufij, ende është e pakënaqshme.

Kriza shëndetësore dhe ekonomike të cilën e shkaktoi pandemia ka përkeqësuar pozicionin ekonomik dhe financiar të mediave, kështu që pavarësisht ndihmës së qeverisë e cila mbuloi pagën minimale, mediat mbeten fragjile ndaj ndikimit dhe presionit politik, ndërkohë që gazetarët kritikë akoma janë viktima të diskreditimit politik dhe kërcënimeve për sulm fizik.

Unioni Demokratik mbështet qeverinë e evndit që sa më shpejt të jetë e mundur për të përgatit ndryshimet ligjore, me të cilat sulm fizik ndaj gazetarit do të konsiderohet sulm ndaj një zyrtari.

“Unioni Demokratik këmbëngulë që Qeveria të pranojë propozimin tonë për një fond për mbështetjen financiare të mediave kritike dhe gazetarisë hulumtuese, si dhe për projekte për të luftuar lajme të rreme me fonde buxhetore në vlerë prej të paktën 2 milion euro, ku paratë do të ndahen në mënyrë transparente nga një organ i pavarur i përbërë nga profesionistë, gazetarë, përfaqësues të shoqatave gazetare dhe sindikata”, thuhet në reagim.

Postime të ngjashme

Analisti Petar Arsovski pret rritje të euroskepticizmit

N E

Fatmir Limani shkarkohet nga posti i tij në Ndërmarrja Publike ELEM

N E

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton ligjin për ndërtimet pa leje

N E

Analizë / Lindja e Mesme nga një faktor botëror i naftës po shndërrohet edhe në aktorin kryesor të gazit !

R Zh

Dështimi i nisjes së negociatave, ASH-AAA fut në lojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare

R Zh

Demanton ministri Hoxha: Edhe një shpifje e rradhës nga p(a)rtalet e “opozitës së rrejshme”

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...