Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Të vaksinuarit në SHBA mund të mos e vendosin maskën në ambiente të mbyllur

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara kanë lehtësuar masat për vendosje të maskës për personat e vaksinuar plotësisht kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi, duke ua mundësuar heqjen e maskës në ambiente të mbyllura si dhe mosmbajtjen e distancës fizike në shumicën e vendeve.

Udhëzimet e përditësuara nga ky institucion më 13 maj, janë bërë në kohën kur gati gjysma e popullsisë amerikane ka pranur të paktën një dozë të vaksinës.

“Secili që është i vaksinuar plotësisht, mund të marrë pjesë në aktivitetet e brendshme dhe të jashtme, të vogla dhe të mëdha, pa maskë dhe pa distancë fizike”, ka thënë udhëheqësja e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Rochelle Walensky.

“Të gjithë e kemi dëshiruar këtë moment – kur mund të kthehemi pak në normalitet”.

Në udhëzimet e reja ende bëhet thirrje për vendosje të maskave në autobusë, aeroplanë, trena, aeroporte, spitale, burgje dhe strehimore.

Njoftimi i ri është bazuar në uljen e numrit të të infektuarve dhe rritjen e shkallës së vaksinimit të të rinjve.

Presidenti amerikan Joe Biden ka mirëpritur këtë lajm, duke shpallur fitore të madhe në betejën kundër virusit, i cili ka infektuar më shumë se 32 milionë persona në Shtetet e Bashkuara dhe ka lënë të vdekur më shumë se 580,000.

“Mendoj se është arritje e madhe, ditë e mrekullueshme”, ka thënë Biden duke folur nga Shtëpia e Bardhë.

Numri i të infekuarve me koronavirus në SHBA, aktualisht është në shkallën më të ulët prej muajit shtator.

Mestaraja shtatëditore është rreth 38,000, që i bie 11 persona janë të infektuar për 100.000 banorë.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, koronavirusi, për të cilin është kuptuar fillimisht në fund të vitit 2019, ka lënë të vdekur të paktën 3.3 milionë persona në gjithë botën. /REL

Postime të ngjashme

Kinën dhe Rusinë i bashkon biznesi në Serbi

D V

Policia ukrainase e gjen të varur aktivistin e zhdukur bjellorus

D V

Papa Françesku do të takohet me romët e Sllovakisë

D V

Iranit do t’i përgjigjemi në mënyrë kolektive, thotë SHBA-ja

D V

Kina jep 350 milionë doza vaksina për partnerët e nismës “Një brez, një rrugë”

Z H

Kinë, vlera industriale e sistemit të navigimit satelitor “Beidou” do të zërë 25 % të tregut global

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...