Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Të vendosur të respektojnë distancën sociale, nusja dhe dhëndri u kërkojnë dasmorëve të ndjekin ceremoninë nga veturat e tyre luksoze

Një çift në Britani të Madhe ishin të përkushtuar që të respektohet distanca sociale në ceremoninë e tyre martesore, ku 250 dasmorë e ndoqën nga veturat e tyre si Audi, Land Rover dhe Lamborghini dyshen duke i ndërruar unazat – duke marrë parasysh se ligjet në fuqi në këtë vend parashohin tubimet vetëm deri në 15 persona.

Pas ceremonisë martesore, dyshja nga Essexi, Roma Popat dhe Vinal Patel të dy 30-vjeç, festuan me dasmorët të cilët me boritë e veturave sinjalizonin fillimin e një jete të re të çiftit, transmeton Telegrafi.

Raportohet se është 300 dasmorë tjerë që nuk kishin mundur të marrin pjesë në ceremoni, e kanë ndjekur atë nga transmetimi i drejtpërdrejtë.

“Kemi kaluar një ditë shumë të mirë – kemi pasur shumë telefonat dhe i kemi lutur të gjithë pjesëmarrësit që të respektojnë distancën sociale, nëse duan të jenë pjesë e ceremonisë tonë martesore”, kanë deklaruar dyshja.

Ky veprim i tyre është shpërndarë në masë të madhe nëpër rrjetet sociale, ku shumë prej komentuesve kanë duartrokitur dyshen për kujdesin e treguar, duke i uruar gjitha të mira në jetë.

Postime të ngjashme

Qeni i shpëton jetën pronarit pasi pësoi goditje në tru

S.B.

Regjistroi një video të drejtpërdrejtë: Një aksidentit që përjetoi, bëhet hit në internet

S.B.

Ky qytet i ‘mërzitur’ në Rusi është i shkretë, temperaturat arrijnë deri në -50 gradë

S.B.

Çfarë fati – BMW mezi shmangu përplasjen me një tufë drerësh

S.B.

Shumë as nuk e dinë që e kanë këtë fobi, a jeni mes tyre?

S.B.

Momenti i frikshëm kur një degë e madhe rrëzohet në tokë, ndërsa një grup muzikantësh performonin në një park të Los Anxhelosit

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...