Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Shqipëri

Të zhdukura që prej 1 janarit, gjenden në Përmet dy shoqet e mitura nga Tirana

Pesë ditë nga zhdukja e tyre, janë gjetur dy vajzat e mitura që u larguan nga shtëpitë e tyre në Tiranë në orët e para të mëngjesit të datës 1 janar.

Policia njofton se vajzat janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhen në Komisariatin e Policisë në Përmet, ku do të merren nga shërbimet e DVP Tiranë dhe do të dërgohen nëpër banesat përkatëse.

“Si rezultat e kontrolleve të vazhdueshme nga DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Komisariatin e Policisë Përmet, paraditen e sotme u bë e mundur gjetja e dy vajzave të mitura që janë larguar nga banesa më datë 01.01.2021. Vajzat janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhen në Komisariatin e Policisë Përmet, ku do të merren nga shërbimet e DVP Tiranë dhe do të dërgohen nëpër banesat përkatëse”, thuhet në njoftimin e policisë.

Postime të ngjashme

MPB me detaje: Ja identiteti i viktimave në Fushë Tophanë

Z H

Aksidenti tragjik në Kashar/ Arrestohet shoferi 29-vjeçar, policia jep detajet

S.B.

Rama uron një ditë të buzëqeshur, publikon imazhe nga vaksinimi i të moshuarve në Lezhë

S.B.

Basha publikon mesazhin: 50 ditë deri më 25 prill, Shqipëria e fundit për të ardhurat për frymë në Europë

S.B.

Ministri gjerman, Maas: Diskutimet për ndryshimin e kufijve në Ballkan nuk na çojnë përpara

S.B.

Fushë Tophanë/ Vriten dy persona, sulmuesit në arrati

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...