Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Teatër në oborr, aktorët italianë me projekt të veçantë për dramat

Është një prej shërbimeve më të shpejta të shpërndarjes në Romë, mirëpo nuk është për ushqim të shpejtë e as për pica.

Është shpërndarje teatri.

Aktorja Michela Cesaretti Salvi, ka drejtuar skuterin e saj dhe ka luajtur drama nëpër oborre të shtëpive dhe parqe që prej janarit të vitit 2021.

Ajo ka krijuar një meny të performancave të ndryshme, me qëllim që njerëzit të mund të vendosnin se cilën dramë, dhe në disa raste edhe cilin personalitet duan ta ndjekin.

Këtyre ditëve, Salvi ka luajtur tri drama: Dy kryevepra të poetit të famshëm italian Boccaccio dhe një nga letërsia mesjetare e Spanjës.

“Nisa këtë projekt, sepse fuqishëm besoj në vlerat e kësaj iniciative. Unë dua të vazhdoj të rrëfej ngjarje, sepse besoj se është shumë e rëndësishme për këtë periudhë. Disi e ndiej se po e bëj një shërbim publik”, ka thënë ai.

Iniciativa është pjesë e një projekti të madh që përfshin aktorët e teatrit nga e gjithë Italia.

Nën këtë projekt, artistët luajnë pjesë teatrale nëpër krejt Italinë. Mund të shkojnë me biçikletë apo motoçikletë, pasi të angazhohen nga adhuruesit e teatrit.

Kjo është një zgjidhje e përkohshme për të ndihmuar aktorët që të sigurojnë jetesën gjatë pandemisë.

“Ideja e menysë erdhi nga tregimtari Ippolito Chiarello. Përshtatet mirë me idenë e shpërndarjes së picës, por në vend të ushqimit njerëzit mund të marrin ushqim për shpirtin. Në fakt, ideja e menysë është bërë për të frymëzuar shpirtin e audiencës”, ka thënë ai.

Është bërë vetëm një vit që prej rastit të parë me koronavirus në Itali.

Që prej kësaj kohe, arti ka vuajtur nga mbyllja totale, pa përmendur një periudhë të shkurtër të rihapjes gjatë verës.

Teksa muzetë janë hapur herë pas here në periudha të ndryshme, perdet e teatrit nuk janë hapur kurrë.

Luca Scorzone e ka vlerësuar iniciativën, duke thënë se shkaku i pandemisë e ka pasur të pamundur të ndiqte ndonjë dramë.

“Është iniciativë shumë e mirë, sepse teatrin e afron te njerëzit, pa pasur nevojë që ata të shkojnë në teatrot e mbyllur e që është arsyeja që ne nuk kemi mundur të ndjekim ndonjë shfaqje”, ka thënë Scorzone.

Sipas agjencisë italiane për autorët, industria e artit ka humbur 69 për qind të ngjarjeve që prej fillimit të pandemisë.

Ndërkaq, artistët kanë humbur 72 për qind të të ardhurave të tyre.

Postime të ngjashme

Lulet e pjeshkës kanë çelur në #Pekin #kryeqytetin e Kinës #perlatekines

R Zh

Burri që futi veten në kuti te ngarkesat e aeroplanit për t’u kthyer në Londër pasi mbeti pa para

S.B.

Kremi katalan: Si të përgatisni këtë ëmbëlsirë tipike spanjolle

S.B.

Porositi një kafe, gruaja në Angli u befasua me atë çfarë i erdhi falas për fëmijët e saj

S.B.

Kamera e mbikqyrjes regjistroi një rrufe në një pemë pishe, duket e frikshme

S.B.

Çifti u befasua nga zbulimi nën tapetin e vjetër, njoftimi u bë viral

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...