Teatri i Gostivarit ka filluar sezonin e ri, në repertor do të jenë pesë shfaqje

nga Xh M

Teatri Kombëtar i Gostivarit e ka nisur sezonin e ri me përgatitjet për dy shfaqje. Sot në provën e parë u mblodhën ekipi i aktorëve i cili do ta luajë komedinë “Maniak”.

Teatri i Gostivarit ka filluar zbatimin e programit për këtë vit, ka bërë të ditur në një konferencë për media drejtori i institucionit, Sulejman Rushiti. Plani për këtë vit është përgatitja e pesë shfaqjeve, njëra prej të cilave për fëmijë.

Sot është paralajmëruar edhe fillimi i përgatitjes së një teksti tjetër dramatik, i cili do të shfaqet para publikut në gjuhën maqedonase. Në shfaqje, e cila sipas zhanrit është komedi, do të luajnë aktorët Marko Dojoski, Irena Ilievska dhe Elizabeta Mlladenovska, ndërsa regjinë e saj e ka Eleonora Teova. Kostumet e kësaj shfaqje do të jenë të dizajnuara nga Katerina Çuknieva, ndërsa skenografia nga Filip Korunovski. Regjisorja Teova shpjegoi se teksti “Maniak” i Ratko Bijelçiqit është bashkëkohor dhe trajton situatat që dalin nga lajmet e rreme në media.

Regjisori Rushiti përmendi për repertorin e sivjetshëm teatror se po aplikojnë konceptin dhe qasjen tek publiku sipas të cilit, siç tha ai, çdo banor i Gostivarit duhet të vjen në shfaqje të paktën një herë në vit. Problemet hapësinore janë ende relevante dhe ndikojnë dukshëm në punën. Teatri i Gostivarit ka filluar punën para gjashtë vitesh dhe ka të punësuar 35 persona, 11 prej të cilëve janë aktorë. Shfaqjet luhen në tri gjuhë (shqip, maqedonisht dhe turqisht).

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More