Agjencia Zhurnal.mk

Tedros: Heqja e masave restriktive nuk do të thotë fund i epidemisë në asnjë vend

Shkup, 20 prill, zhurnal.mk – Drejtori i Organizatës botërore të shëndetësisë, Tedros Adanom Gebrejesus i paralajmëroi vendet që planifikojnë t’i zbusin masat në luftën kundër pandemisë të jenë të përgatitura të reagojnë shpejtë në rast të një epidemie të re të Covid 19, transmeton Zhurnal.

Në takimin virtual me Ministrat e Shëndetësisë të vendeve anëtare të G20, Tedros tha se është i inkurajuar nga fakti që disa anëtarë planifikojnë t’i lehtësojnë ndalesat sociale për shkak të pandemisë.

Megjithatë ai potencoi se është e rëndësishme që masat për lehtësime të këtyre ndalesave të zbatohen në faza.

“Shlyerja e masave restriktive nuk do të thotë fund i epidemisë në asnjë vend, por vetëm fillim i fazës tjetër”, tha Tedros.

Sipas tij e një rëndësie vitale është që vendet në atë fazë të ardhshme të edukohen, angazhohen dhe ti përgatisin njerëzit e tyre që të parandalojnë shpejtë dhe të përgjigjen në paraqitje të çdo virusi të ri.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...