Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

Teigeni, e zhgënjyer që s’mund të bëhet nënë

Chrissy Teigen është shprehur e mërzitur se nuk do të mundet të mbetet shtatzënë më, e cila e kishte humbur foshnjën që po e priste në fillim të këtij viti së bashku me bashkëshortin e saj, John Legend.

“Dua shumë të jem shtatzënë, tepër shumë dhe jam mërzitur që s’do të mund të jem më kurrë”, ka shkruar modelistja amerikane në Instagram.

Shkrimit të saj ajo ia bashkëngjiti një fotografi ku shihej me barkun e fryrë. Modelistja 35-vjeçare e humbi djalin e saj në shtator, të cilin ajo dhe Legend e kishin quajtur Jack, pasi kishte pasur komplikime dhe gjakderdhje gjatë shtatzënisë. “Edhe pse më nuk jam shtatzënë, sa herë e shikoj veten në pasqyrë më bën të mendoj se si do të mund të isha”, ka shkruar ajo në postimin e saj të fundit.

Teigeni nuk e sqaroi se pse nuk do të mundet më të mbetet shtatzënë dhe nuk e elaboroi nëse ishte zgjedhje e saj apo nëse nuk ka mundësi më të mbetet shtatzënë apo se mjekët e kishin këshilluar që të mos mbetet më.

“Nuk e di se pse ende e kam barkun e fryrë”, ka vazhduar ajo. “Por jam krenare për tërë këtë rrugëtim që e ka përshkuar trupi dhe mendja ime”.

Bashkëshorti i saj, fitues i Çmimit “Grammy”, me të cilin ajo i ka dy fëmijë, ka reaguar në postimin e saj me pesë emotikonë zemra.

Teigeni, e cila është edhe prezantuese, e ka dokumentuar shtatzëninë e saj dhe më pas edhe abortin me një seri postimesh.

Pas humbjes së foshnjës, ajo ka thënë për ndjekësit e saj se ajo dhe bashkëshorti i saj “ndienin njëfarë dhimbjeje për të cilën njerëzit vetëm kishin dëgjuar”.

Në tetor ajo foli për kritikat me të cilat u ballafaqua për arsye se kishte postuar fotografitë e saj dhe Legend duke e vajtuar humbjen që kishin pasur në spital. “Këto fotografi janë vetëm për njerëzit që kanë nevojë për to”, kishte shkruar ajo në një postim. “Mendimet e të tjerëve nuk më interesojnë”.

Postime të ngjashme

Ndahet nga jeta kompozitori i njohur Agim Krajka

S.B.

“Berlinale 2021” në modusin e pandemisë

S.B.

Gani Mehmetaj fiton çmimin ‘Kadare’ për vitin 2020

S.B.

Ndahen “Golden Globes”, ja filmat që triumfuan këtë vit

S.B.

“Ua dedikojmë këtë film shqiptarëve, një prej kombeve më mikpritës”

S.B.

366 filma në garë për “Oscar”

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...