Maqedoni

Tejkalohet problemi i pagave në kultur

Zhurnal Ads

Shkup, 2 shtator, zhurnal.mk – Partnerët socialë, Ministria e Kulturës dhe sindikatat e kulturës, SONK dhe SKRM zhvilluan sot një takim pune në të cilën u diskutua për tejkalimin e problemeve në zbatimin e Marrëveshjes Kolektive në pjesën për pagat në fushën e kulturës për muajin korrik.

Në takim u konkludua se arsyet për problemet për shkak të të cilave pagat për muajin korrik janë vonuar, janë tejkaluar dhe se pagesa e pagave fillon menjëherë për ato institucione që janë të gatshme. Pjesa tjetër do të marrë pagat e tyre në faza pas harmonizimit të sistematizimeve në institucione.

Ministrja e Kulturës Stefoska u bëri thirrje atyre institucioneve që nuk kanë miratuar sistematizime të reja në përputhje me Marrëveshjen e re Kolektive, ta bëjnë këtë sa më shpejt të jetë e mundur, dhe në këtë mënyrë të fillojnë të paguajnë pagat, dhe kështu të fillojnë ta zbatojnë plotësisht Marrëveshjen kolektive që hyri në fuqi në janar të vitit 2020.

Postime të ngjashme

Bullgaria të ndalojë bllokimin e Maqedonisë së Veriut

T E

Vitit i ri akademik në Universitetin e Tetovës me prezencë fizike

Z H

Jan Kop: Korniza negociuese është e qartë, çështjet bilaterale nuk janë pjesë e saj

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...