Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Teksa dhuroi performancë të mrekullueshme për Ditën e Falënderimeve, Bebe Rexha sabotohet nga regjia në fund të interpretimit në karnaval

Zhurnal Ads

Të premten në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është kremtuar e ashtuquajtura Dita e Falënderimeve.

Falënderimet nuk kanë të bëjnë me konsumizmin, apo përpjekjen për të bërë darkën më mbresëlënëse, shkruan Vulture.

Kjo ditë ishte edhe më e veçantë për qytetarët e New Yorkut pasi në karnavalet e vendosura në qytet, ishte ftuar të performonte ylli i muzikës pop, Bebe Rexha.

Artistja me prejardhje shqiptare ishte veshur në një kostum kuq e zi ndërsa qëndronte mbi karnavalin e kompanisë së famshme ‘Jennie-O’.

Ajo interpretoi live këngën e saj më të fundit “Baby, I’m Jealous” e vetme, pa praninë e reperes Doja Cat me të cilën e interpreton këtë këngë së bashku në duet.

Por mrekullia e performancës duket se u zbeh kur diçka e papritur ndodhi në fund.

Teksa kamera u tërhoq për duartrokitje, letrat e festave ranë mbi lentet e aparatit, duke bllokuar pamjen e Bebe Rexhës nga televizioni, në kohën kur ajo ishte duke shijuar duartrokitjet në fund të performancës së saj.

Videoja në fjalë ka qarkulluar gjithandej në Twitter, me shumë prej fansave që komentonin se kjo ishte “disrespektuese” nga ana e regjisë dhe një “sabotim rastësor” që ndodhi gjatë një transmetimi direkt.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Përkundër situatës me COVID-19, Kim Kardashianit i organizohet një festë e veçantë nga familja në ditëlindjen e 40-të

admin

‘As knej, as anej’, Lule Bajra vjen e mrekullueshme për festat e fundivitit (Video)

T E

Revista “People” zgjedh 10 albumet më të mira të vitit 2020, rendit të parin “Future Nostalgia” të Dua Lipës

S.B.

Mandy Moore publikon fotografi, zbulon shtatzëninë

S.B.

Leonora Jakupi shfaqet me shumë stil rrugëve të Prishtinës

S.B.

Lulzim Fejzullahi, shqiptari mes shumë personaliteteve në librin “Njerëzit e famshëm në Gjermani dhe Austri”

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...