Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Telefonat 5G do të bëhen shumë më të lirë

Edhe telefonat më të lirë 5G kushtojnë shumë, krahasuar me telefonat më të volitshëm 4G, por kjo do të ndryshojë së shpejti, pasi një nga prodhuesit më të mëdhenj të procesorëve të telefonave të mençur ka zbuluar një procesor të ri që mund të mundësojë një brez të ri të telefonave 5G me buxhet të lirë.

Në konferencën kryesore të Qualcomm në IFA 2020 u prezantuan një numër procesorësh të rinj për të gjitha llojet e ndryshme të teknologjisë, duke përfshirë Snapdragon 8cx Gen 2 për kompjuterë, dhe gjithashtu një çip i ri për telefona të mençur 5G që është shumë më i lirë se ata ekzistuese, transmeton Telegrafi.

Ky çip i ri do të jetë në serinë Snapdragon 400. Të gjithë çipat e tjerë janë më të shtrenjtë dhe çipi i ri është më i lirë dhe ky pritet ti bëjë telefonat e mençur 5G edhe më të lirë.

Çipat e serive 400 të Qualcomm priten të shfaqen në telefona si Moto E7 Plus, Nokia 3.4 dhe me sa duket OnePlus Nord Lite.

Pra, ndërsa ka disa telefona të lirë 5G në treg tani si OnePlus Nord , Moto G 5G Plus dhe Oppo Find X2 Lite, së shpejti do të ketë shumë më tepër, dhe me çmime më të ulëta.

Qualcomm tha se çipat e rinj 5G do të fillojnë të shfaqen në telefona nga viti 2021, por ne kemi një ide se cilët telefona celularë do ta kenë atë së pari.

Postime të ngjashme

Pas Facebook, alarm për Linkedin – 500 milionë profile dalin në shitje në “Dark web”

S.B.

SHBA-ja sanksionon prodhuesit kinezë të kompjuterëve

S.B.

Mineralet nga fundi i oqeanit mund të përdoren për prodhimin e baterive të veturave elektrike

S.B.

Facebook dhe Instagram bien përsëri për shumë përdorues

S.B.

Prezantohen 6 telefona inteligjentë të rinj nga Nokia

S.B.

Një gjykatë në Moskë gjobit TikTok-un për “thirrje për protestë”

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...