Agjencia Zhurnal.mk

Telefoni premium i Honor për vitin 2020 do të ketë pikselë më të mëdhenj dhe jo rezolucion më të lartë

Honor V30 Pro është telefoni më i ri premium i brendit Honor, ndërsa pajisja e ka një kamerë kryesore 40MP (së bashku me Quad Bayer, që do të thotë se është në të vërtetë kamerë prej 10MP).

Sipas informacioneve të siguruara nga menaxheri i marketingut të Honor-it, kompania nuk do t’i kopjojë zgjidhjet e prodhuesve të tjerë, të cilët tashmë kanë lansuar ose janë duke planifikuar të lansojnë telefon me kamera 100MP+.

Sipas Kailiang Shen, Honor do të përcaktohet për pikselë më të mëdhenj dhe jo rezolucion më të lartë në telefonat e vet. Në teori, pikselët më të mëdhenj mundësojnë ndjeshmëri më të madhe kështu që fotografitë mund të kenë më shumë detaje dhe më pak zhurmë, shkruan KOHA Ditore. Sidoqoftë, mënyra se si funksionojnë sensorët Quad Bayer është që i kombinojnë pikselët e afërt, në një piksel të madh, që është një mënyrë më e ndërlikuar për ta arritur të njëjtin qëllim.

Konkludimi përfundimtar është se rezolucioni specifik i sensorit ka më pak rëndësi sesa madhësia e tij. Kjo do të thotë që megjithëse rezolucioni 108MP si i vetëm nuk ofron shumë, sensori i madh që shkon me të, kontribuon ndjeshëm në cilësinë e fotografisë. Nga ana tjetër, kjo gjithashtu mund të arrihet me sukses me më pak pikselë të mëdhenj.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...