Telegram ka 70 milionë përdorues të rinj për shkak të rënies së Facebook

Aplikacioni Telegram fitoi më shumë se 70 milionë përdorues të rinj të hënën, falë një bllokimi gjashtë orësh të Facebook dhe shërbimeve të mesazheve, të tilla si WhatsApp, Instagram dhe Messenger, njoftoi themeluesi i tij Pavel Durov.

 

Facebook ia atribuoi bllokadën një “ndryshimi të gabuar të konfigurimit”, i cili pengoi 3.5 miliardë përdorues të tyre të hynin në WhatsApp, Instagram dhe Messenger.

Problemi shkaktoi një kolaps të sistemit global që zgjati më shumë se gjashtë orë, duke e bërë atë problemin më të madh të këtij lloji deri më sot.

“Shkalla e rritjes ditore të Telegram-it i tejkaloi të gjitha pritjet. Ne i mirëpritëm ‘refugjatët’ nga platforma të tjera, mbi 70 milionë prej tyre në një ditë”, shkroi Durov në kanalin e tij në Telegram.

Ai shtoi se disa përdorues në Amerikën Veriore dhe Jugore mund të kenë pasur vështirësi të vogla sepse miliona njerëz nxituan në Telegram, një aplikacion për mesazhe me tekst dhe multimedia në pajisjet Android, iOS dhe Windows.

Related posts

Kupa botërore e video-lojës “Dota 2” po mbahet në stadiumin e futbollit në Bukuresht

D V

Pixel 6 i Google mund të ketë një sensor të gjurmëve të gishtërinjve

Redaksia

Twitter dëshiron të bllokojë automatikisht komentet ofenduese

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More