Agjencia Zhurnal.mk

Telegrami i Ministrit Çulev e ka lënë një orë pa sigurim shtëpinë e Kryeministrit Spasovski?

Shkup, 13 janar, zhurnal.mk – Burime pranë MBP-së thonë se incidenti me objektin në të cilën jeton Spasovski nuk është pasoja e vetme nga telegrami i Ministrit nga dita e premte, ndërsa Çulev në një prononcim për 360 shkallë ka përgënjeshtruar problemet në funksionimin e ministrisë dhe për nesër ka paralajmëruar takim me zv/ministren shtesë Petrovska.

Shtëpia në Kumanovë në të cilën jeton Kryeministri Oliver Spasovski, mbrëmë një orë ka mbetur pa polic që mbikqyrë shtëpinë në fjalë, thotë një burim nga policia për “360 shkallë”.

Rasti sipas burimit të njejtë, është pasojë e telegramit që ditën e premte ministri Çulev e ka dërguar deri te të gjithë njësitë organizative të MPB-së, në të cilën i informon udhëheqësit se urdhërat e sjellura në përputhje me nenin 154 të ligjit për punë të brendshme, me të cilat punëtorëve iu urdhërohet të zbatojnë detyra në njësitë tjera organizative, nuk vlejnë më. Pas alarmit të sigurimit personal të Spasovskit, problemi u zgjidh me një reaksion nga SPB Kumanovë.

Lënia e objektit pa sigurim në të cilën jeton kryeministri nuk është problemi i vetëm që ka shkaktuar telegrami i Çulevit, thotë burimi në fjalë. Mungesë të njerëzve është shfaqur edhe në vendkalimet kufitare në Bllacë dhe Jazhincë në kufirin veriorë edhe në sigurimin e Ambasadave të Shqipërisë dhe Turqisë që fuqishëm po mbikqyren pas ngjarjeve në lindjen e mesme.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...