Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Temperatura e trupit të njeriut nuk është më 37 gradë Celcius

Zhurnal Ads

Temperatura mesatare e trupit të njeriut ka ardhur në rënie përgjatë 150 viteve të fundit, ndonëse mbetet e paqartë arsyeja që qëndron pas kësaj rënieje. Të dhënat vijnë nga një studim i fundit nga Shkolla e Mjekësisë pranë Universitetit të Stanford.

Ekspertët dolën në konkluzionin se trupat e njerëzve janë më të ftohtë sesa vlera e përcaktuar prej 37 gradë Celcius, e vendosur fillimisht nga mjeku Carl Reinhold August Wunderlich, në vitin 1868.

Studimi tregon se meshkujt e kohëve moderne kanë një temperaturë trupore 0.58 gradë më të ulët se meshkujt e shekullit të 19, ndërsa femrat e kanë 0.32 gradë më të ftohtë.

Kjo rënie mendohet se vjen për shkak të ndryshimit të mjedisit përgjatë 200 viteve të fundit, që kanë sjellë ndryshime fiziologjike. Megjithatë, studimi thotë se përcaktimi i shkakut dhe efekteve vijon të mbetet i panjohur, ndonëse ofron disa shpjegime, përfshirë uljen e metabolizmit tek njerëzit.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Nuk jemi të vetëdijshëm sa i dëmtojnë dhëmbët disa shprehi: Shmangni këto gjëra

S.B.

Në dhjetor gati edhe vaksina AstraZeneca

S.B.

Shkaqet më të shpeshta të gjakderdhjes nga hunda

S.B.

A mund të ndihmojnë me të vërtetë algat në luftimin e COVID-19?

S.B.

Foshnjat e lindura me operacion cezarian në rrezik më të lartë të hospitalizimit shkaku i infeksionit

S.B.

Çaji i gjelbër, rrushi dhe çokollata e zezë ndihmojnë në luftën kundër COVID-19

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...