Temperatura më e lartë sot u regjistrua në Mostar, Elbasani në top-dhjetë qytetet më të nxehta të Evropës

Pas një periudhe moti disi më të ftohtë, Bosnja dhe Hercegovina u godit përsëri nga një valë e nxehtësisë dhe sot në qytetin e Mostarit, në ora 15:00 u mat temperatura më e lartë në Evropë.

 

Sipas faqes në internet të Weather Online, një temperaturë prej 41 gradë Celsius u regjistrua në Mostar, e cila vendosi qytetin në majë të Evropës.

Ndërkohë, qyteti shqiptar i Elbasanit ishte në mesin e dhjetë qyteteve me temperaturat më të larta, ku shifrat kanë treguar 39 gradë Celsius.

Në pozitën e dytë u rendit qyteti turk, Sanliurfa, e cila regjistroi temperatura prej 40 gradë Celsius, ku e njëjta u mat edhe në Mardin, Siirt (Turqi) dhe Foggia të Italisë.

Theksojmë se në vendin tonë regjistruar temperatura prej 35 gradë Celsius në qytetin e Prizrenit.

Ndryshe, temperaturat e larta mund të priten në ditët në vijim, me pritjen e reshjeve të shiut ose bubullimës në disa pjesë të Evropës gjatë fundjavës, të cilat me siguri do të “qetësohen”.

Related posts

Në BE më shumë të vaksinuar sesa në SHBA

R Zh

OBSH-ja më pesimiste për fundin e pandemisë

D V

Iraku po përballet me temperatura ekstreme

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com