Agjencia Zhurnal.mk.

Temperaturat e gushtit mbi mesataren, reshjet janë pakësuar për 50 për qind

Shkup, 9 shtator – Në gusht të këtij viti temperaturat mesatare mujore të ajrit ishin mbi mesataren, ndërsa reshjet më të ulëta për 50 për qind, kumtoi DPHM.

Sipas DPHM-së, në gusht të këtij viti moti ishte ekstrem shumë I nxehtë në tërë territorin e vendit. U regjistruan temperature maksimale mbi 30 gradë (ditë tropike) në kohëzgjatje prej 19 në Berovë deri 29 ditë në Gjevgjeli (me përjashtim të Mavrovës).

“Prej fillimit të muajit ishim nën ndikimin e vales së nxehtë, që u manifestua me periudhë prej rreth 15 ditë temperature jashtëzakonisht të larta të ajrit (në pajtim me vitet 1961 – 1990). Temperatura e mesme mujore lëvizte prej 17,7 gradë në Llazaropole deri 28,6 në Gjevgjeli. Krahasuar me temperaturat e mesme mujore shumëvjeçare (1981-2010) të gushtit, të sivjetmet ishin mbi mesataren e nivelit të shtetit”, informoi Drejtoria.

Temperatura maksimale më e lartë ishte 44,1 gradë e matur më dy gusht në Gjevgjeli. Temperatura e mesme maksimale lëvizte prej 26,4 gradë në Mavrovë deri 37,6 në Gjevgjeli dhe është tejkaluar në krahasim me periudhën 1981-2010.

Temperatura më e ulët minimale prej pesë gradëve më 31 ishte matur në Berovë. Temperatura e mesme minimale lëvizi prej 10.4 në Berovë deri 10,5 në Gjevgjeli.

Në gusht 2021, shuma mujore e reshjeve lëvizi prej 0,2 milimetra në Ohër deri 41,4 milimetra në Kriva Pallankë, ndërkaq ishin me shi dhe dukuri lokale të breshrit, shoqëruar me bubullima. Shuma maksimale ditore e reshjeve prej 20 milimetra u regjistrua në Berovë më datën 27 të muajit. Krahasuar me vlerën mesatare shumëvjeçare të gushtit (1981-2010), shuma e matur e gushtit (2021) e reshjeve ishte 18 milimetra apo 50 për qind më pak se mesatarja  në nivel të shtetit.

“Në gusht pati ditë me dukuri të vranësirave jostabile dhe kushte për dukuri të breshrit. DPHM, përmes qendrave të radarit Topollçan dhe Gjurishte në bashkëpunim me AEROKLUB SHkup në ditët 11, 17, 25, 28 dhe 29 gusht veproi me hijesim me aeroplanë ndaj reve breshërsjellëse në vend, kryxesisht në rajonet me përfaqësim më të madh të kulturave bujqësore dhe në mënyrë preventive në afërsi të tyre. Me këtë është parandaluar dukuria e breshrit dhe pasojave katastrofike”, thekson DPHM.

Related posts

Gashi nga Berlini: Jemi në proces për ta bërë ndryshimin historik në Maqedoninë e Veriut

Redaksia

Taravari nga Berlini: Votoni rotacionin politik që duhet të ndodhë në Maqedoninë e Veriut

Redaksia

Izet Mexhiti nga Berlini: Mërgata mposhti Jugosllavinë, andaj do ta mposhtë edhe BDI-në

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky