Shkup, 14 gusht – Inspektorët Shtetërorë të Punës dje dhe pardje shqiptuan 16 vendime për ndalesë për punë për mosrespektim të rekomandimeve për mbrojtje nga vala e të nxehtit, pasi kishin hasur aktivitete të punëtorëve direkt të ekspozuar në temperatura të larta në periudhën prej orës 11 deri në orën 17, informuan për MIA-n nga Inspektorati Shtetëror i Punës.
Gjatë mbikëqyrjeve inspektuese të zbatuara më 12 dhe 13 gusht, ditët për të cilat Qeveria solli rekomandime, janë shqiptuar edhe 19 vendime me urdhër për respektim të rekomandimeve për parandalim dhe mbrojtje të punëtorëve gjatë punës në kushte të valës së të nxehtit.
Në përputhje me fazën e shpallur portokalli dhe rekomandimet për punë në kushte të valëve të të nxehtit, inspektorët shtetërorë të punës kanë kryer dje gjithsej 139 kontrolle, gjegjësisht 125 kontrolle të jashtëzakonshme dhe 14 kontrolle në aktivitete ku punëtorët janë të ekspozuar ndaj kushteve të pafavorshme mikroklimatike, gjegjësisht ekspozimi ndaj temperaturave të larta jashtë ose ku janë të ekspozuar ndaj rrezatimit të nxehtësisë gjatë funksionimit. Në të njëjtën kohë, ata kanë lëshuar 11 vendime për punëdhënësit me urdhër për respektimin e rekomandimeve, si dhe shtatë vendime për ndalimin e punës për gjetjen e aktiviteteve ku punëtorët janë të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj temperaturave të larta në periudhën prej orës 11:00 deri në orën 17:00.
Nga ISHP informuan se pardje janë zbatuar 145 mbikëqyrje inspektuese prej të cilave 129 të jashtëzakonshme dhe 15 mbikëqyrje kontrolluese të cilët rezultuan me tetë vendime me urdhër për respektim të rekomandimeve dhe nëntë vendime për ndalesë për punë.
Gjatë valëve paraprake të nxehtësisë gjatë kësaj vere në 1140 mbikëqyrje inspektuese të ISHP ishin shqiptuar 95 vendime me urdhër për respektim të rekomandimeve, si dhe 79 vendime për ndalesë për punë. Në të gjitha rastet ku është shqiptuar ndalesa për punë në intervalin e caktuar kohor, siç informojnë nga Inspektorati, punëdhënësit e respektuan ndalesën për punë gjegjësisht kanë ndërprerë me aktivitete të punës.
Me rekomandimet e qeverisë për uljen e rrezikut nga temperaturat e larta, gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç u liruan nga detyrat e punës, dhe punëdhënësit u obliguan të riorganizojnë aktivitetet e punës së punëtorëve të ndërtimit dhe punëtorëve që punojnë jashtë, duke shmangur kryerjen e ndërtimeve dhe aktivitete të tjera të punës në natyrë në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 17:00. Gjithashtu u rekomandua për respektimin e rregulloreve ligjore, duke pasur parasysh faktin se disa procese të rrezikshme prodhimi dhe teknologjike mund të paraqesin rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar.