Shkup, 18 qershor – Nga dita e nesërme deri të dielën, siç njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, Maqedonia e Veriut do të jetë nën ndikimin e masës ajrore të qëndrueshme dhe shumë të nxehtë nga jugu, e cila do të shkaktojë mot me diell dhe të nxehtë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.
Temperaturat e ditës kudo do të jenë mbi 30 gradë, e në disa vende do të arrijnë deri në 40 gradë.
Nga DPHM thonë se për shkak të rritjes së mëtejshme të temperaturave nga e enjtja në të gjithë vendit do të aktivizohet niveli i portokalltë.