Temperaturat e larta, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit apelon qytetarët dhe bjeshkatarët: Mos ndizni zjarre në male

nga D V

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës iu kanë bërë thirrje qytetarëve dhe bjeshkatarëve që të mos ndezin zjarr në male duke rrezikuar përhapjen e tyre për shkak të temperaturave të larta që po mbretërojnë në vendin tonë.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ata kanë thënë se s’duhet të lejojnë që të dëmtohet pasuria e Kosovës duke shkaktuar zjarre në male.

“Ditëve në vijim nga shërbimet meteorologjike paralajmërohet se mbi vendin tonë do të mbretërojnë temperatura të larta.

Andaj keni kujdes, dhe mos u bëni shkaktar i përhapjes së zjarreve në malet tona të bukura.

-Mos lejoni që të dëmtohet pasuria jonë kombëtare.

-Mos ndizni zjarre në zona malore,

-Mos ndizni zjarre në pyje

-Mos ndizni zjarre në parqe kombëtare ( e ndaluar me ligj! ).

-Mos i gjuani filterat e duhanit”, shkruhet në postim.

E nëse qytetarët vërejnë zjarre në male atëherë mund të thërrasin në këto numra telefoni: 112, 192, 193.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More