Ten Hag i bindur se do të fitoj trofe të ri me Man Utd

nga D V

Erik ten Hag ka vazhduar kontratën me Machester United, teksa synimi është të fitoj trofe të ri me Djajtë e Kuq.

Tekniku holandez është pjesë e Djajve të Kuq që nga viti 2022, ndërsa sapo ka rinovuar kontratën deri në qershor të vitit 2026.

Gjatë qëndrimit në Old Traford, Ten Hag ka fituar dy trofe me United, EFL Cup në vitin 2023 dhe FA Cupa në vitin 2024.

Tulipani është optimist për të ardhmen e klubit, duke theksuar se djemtë e tij do të garojnë për arritjen e sukseseve të tjera.

“Jam tek United për të fituar trofe. Kemi ngritur në qiell dy kupa deri tani pas një periudhe prej 6 vitesh pa triumfe, kështu që jemi në rrugën e duhur”.

“E ardhmja është e kuqe. Nuk do të rinovoja nëse nuk do të kisha besim në fitimin e trofeve të tjerë”, shprehet 54-vjeçari.

Titulli i kampionit mungon në Old Traford që nga sezoni 2012/2013, teksa qëllimi i Ten Hag është që ta rikthejë trofeun më të çmueshëm në Angli te Djajtë e Kuq.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More