Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

nga Redaksia

Trajneri holandez, Erik ten Hag e ka zbuluar së fundmi emrin e yllit të madh që ai dhe drejtuesit e Manchester Unitedit dështuan ta transferojnë në verë.

Në një intervistë për Sky Sports me Gary Neville, Ten Hag pranoi se klubi u përpoq të nënshkruante me Harry Kane përpara transferimit të kapitenit të Anglisë në Bayern Munich.

Kane u largua nga Tottenham Hotspur verën e kaluar për gjigantin bavarez dhe që atëherë ka shënuar 43 gola në 43 ndeshje, ndërsa ka regjistruar 11 asistime.

Dhe Ten Hag pranoi se klubi u përpoq të joshte anglezit për të kaluar në Old Trafford, përpara se të vendosej përfundimisht për Rasmus Hojlund.

“Duhet të pranoni që ndonjëherë merrni talentë, në vend të lojtarëve që e kanë treguar veten tashmë në të kaluarën”, ka thënë fillimisht Ten Hag.

“Ne kishim disa zgjedhje të bëra me talent si Rasmus Hojlund. Mund të shihja një sulmues që e kishte vërtetuar veten tashmë, të cilin ne donim ta nënshkruanim. Ne nuk mund ta merrnim atë. Por, Rasmus është një talent”.

Kur Neville pyeti nëse Ten Hag po i referohej Kane, ai u përgjigj: “Po. Harry Kane , ti e di që shënon 30 gola. Unë mendoj se me Rasmus, ai do të arrijë atje, por i duhet kohë”.

“Nuk është e drejtë ta vlerësojmë atë në të njëjtën mënyrë si Harry Kane. Nuk do t’i krahasoja kurrë të dy lojtarët sepse janë shumë të ndryshëm”, përfundoi trajneri i Unitedit. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More