Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Tension në Mesdhe/ Forcat speciale gjermane mësyjnë anijen turke, akuza ndaj Greqisë

Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë ditëve të fundit mes një fregate gjermane dhe një anijeje turke në Mesdhe. “Spiegel” raporton se autoritetet turke bllokuan kryerjen e një kontrolli nga marina gjermane teksa ajo po lundronte në drejtim të portit të Misratas në Libi.

Gjithçka ndodhi teksa fregata gjermane “Hamburg” ishte duke lunduar në zonë në kuadër të misionit të përbashkët europian “Irini” për të parandaluar dërgimin e armëve në Libi.

Teksa forcat speciale gjermane hipën në anije, qeveria turke i dërgoi një notë proteste asaj gjermane duke kërkuar bllokimin e kontrollit.

Kjo, sipas gazetës gjermane, bëri që ushtarakët të zbrisnin duke mos kryer asnjë kontroll.

Mediat turke kanë publikuar së fundmi pamje nga operacioni i gjermanëve duke theksuar se urdhri për bllokimin e anijes turke u dha nga një komandant grek.

Turqia është akuzuar vazhdimisht se po financon dhe mbështet ushtararakisht ushtrinë islamiste në Libi në luftimet kundër forcave të gjeneralit Khalifa Haftar për marrjen e vendit nën kontroll. /abcnews.al/

Postime të ngjashme

Kreu i BionTech optimist: Vaksina jonë, efikase kundër variantit Delta!

Bekim Laçi

OKB kërkon nga Irani të garantojë të drejtat e avokatëve, gazetarëve, shkrimtarëve dhe artistëve

Bekim Laçi

Pas Biden, Blinken kthehet në Evropë për të mbështetur unitetin perëndimor, ja sfida kryesore

Bekim Laçi

Rusia të shtëna paralajmëruese ndaj luftanijes britanike

Bekim Laçi

Merkeli për dozë të dytë mori një vaksinë tjetër, jo AstraZeneca-n

Bekim Laçi

Hong Kong: Nis gjyqi i parë nën Ligjin e ri për siguri kombëtare

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...