Tensione në Bosnje, BE dërgon trupa shtesë për të ruajtur paqen

nga D. V.

BE njoftoi planet për të dërguar paqeruajtës në Bosnje pasi gjykata e lartë e vendit pezulloi ligjet e miratuara nga njësia e saj rajonale me shumicë etnike serbe.

Bëhet e ditur se paqeruajtësit rezervë mbërritën në Bosnje të mërkurën mes tensioneve në rritje në vend, një ditë pasi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte ripohoi mbështetjen për integritetin territorial dhe paqen e vendit

Personeli ushtarak italian dhe çek u ulën në aeroportin e Sarajevës dhe u pritën nga forca e BE-së në Bosnje, e njohur si EUFOR.

Trupat rumune, helikopterët dhe furnizimet ushtarake do të mbërrijnë në ditët në vijim, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Rutte ishte zotuar për mbështetjen “e palëkundur” të NATO-s për integritetin territorial të Bosnjës, pasi një sërë lëvizjesh serbe në Bosnje ngritën tensionet gati 30 vjet pas përfundimit të luftës së përgjakshme.

Raportohet se prokurorët e nivelit shtetëror të Bosnjës lëshuan urdhërarrest të mërkurën për tre zyrtarë të lartë serbë të Bosnjës – përfshirë Dodik.

Dodik, i cili ka thënë më parë se nuk e njeh zyrën e prokurorit të nivelit shtetëror të vendit, ka hedhur poshtë vlefshmërinë e urdhërarrestit dhe çdo përpjekje për arrestimin e tij dhe tha se nuk do të shkojë në Sarajevë për t’u marrë në pyetje.

Aktet e tij, të cilat u miratuan më parë nga Asambleja Kombëtare e RS-së, vijnë si përgjigje ndaj vendimit të shkallës së parë nga Gjykata e nivelit shtetëror të BeH kundër Dodikut të lëshuar më 26 shkurt.

Por, vendimi nuk është përfundimtar dhe Dodik mund ta apelojë atë.

Ndryshe, në Bosnje, Përfaqësuesi i Lartë vepron si arbitri kryesor në mosmarrëveshjet e profilit të lartë dhe figura kryesore që mbikëqyr zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit, nënshkruar në 1995 për të ndaluar luftën në vend. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More