Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Tensione në Kuvend, Hoti – Kusarit: T’i sa herë që i ndërron ulëset i ndërron pozicionet

Zotimi i Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, në Uashtingotn sa i përket mini-Shengenit ballkanik ka nxitur debat midis kreut të Qeverisë dhe deputetës së Kuvendit të Kosovës nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, njofton Insajderi.

Derisa Kusari-Lila akuzoi kreun e Qeverisë se ka ndryshuar përmbajtësisht qëndrimet për këtë çështje, duke thënë se Hoti ka qenë kundër këtij procesi para se ta merrte mandatin, ky i fundit i tha asaj se pozicionet politike ajo i ndryshon sa herë që i ndërron ulëset e partive.

“Në listën e zotimeve më 4 shtator, kryeministri Hoti e ka nënshkruar një zotim për Kosovën që t’i bashkëngjitet iniciativës së Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë duke shkuar në kundërshtim me gjitha argumentet me peshë ekonomike që vet i ka thënë prej vitit 2016. Ndërsa siç e përmenda më herët keni deklaruar se nuk është minischengen i Novisadit, por është amerikan. Për çfarë minischengeni keni folur, cilat janë rregullat dhe parimet e kufijve me minischengenin ballkanik, si do të rregullohet lëvizja e mallrave? Po më intereson se si e shihini ju zbatimin e minischengenit përkundër gjitha argumentet që i keni dhënë në kundërshtim me këtë proces”, pyeti Kusari – Lila.

I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit, Avdullah Hoti i cili theksoi se Kosova është zotuar në Uashington se do të marrë pjesë në draftimin e kësaj nisme, por që do të jetë palë e barabartë me gjitha vendet e tjera.

“Kemi pas plot debate për këtë çështje, disa herë në këtë Kuvend edhe me juve e nderuar deputete. Për minischengenin nuk ka marrëveshje as në mesin e atyre tre vendeve që e kanë iniciuar këtë çështje. Tash do të diskutojmë për të çuar përpara këtë nismë. Atë që mund të garantoj është që Kosova do të merr pjesë në këtë nismë vetëm si palë e barabartë”, tha Hoti.

“Unë nuk i ndërroj pozicionet, ti e di mirë këtë, por t’i sa herë që i ndërron ulëset i ndërron pozicionet e tua”, u shpreh tutje ai.

Postime të ngjashme

PDK-ja kushtëzon pjesëmarrjen në zgjedhjen e presidentit

T E

Flet Visar Duriqi, tregon në detaje se si u sulmua

T E

Haziri: Osmani është fituese e zgjedhjeve, ajo i ka dhënë oksigjen listës zgjedhore të VV-së

T E

Mustafa: Nuk ka asnjë favorit për kryetar të LDK-së

T E

Pesë të vdekur dhe 437 raste pozitive me coronavirus për 24 orë

S.B.

Osmani: Gazetarët janë bartës të realitetit, grushtat drejt tyre janë grushta ndaj gjithë shoqërisë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...