Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Tensionet për Mesdheun Lindor, KE ka solidaritet të plotë me Greqinë dhe Qipron

Në ditën e dytë të samitit që po zhvillohet në Bruksel nga liderët e Bashkimit Evropian, në tryezën e diskutimeve temat më të rëndësishme janë trazirat në Bjellorusi dhe tensionet në Mesdheun Lindor, transmeton Insajderi.

Këshilli Evropian, lidhur me vendimet e ditës së parë të samitit, njoftoi se Bashkimi Evropian ka një interes strategjik në një mjedis të qëndrueshëm dhe të sigurt në Mesdheun Lindor, dhe në zhvillimin e një marrëdhënie bashkëpunuese dhe të dobishme reciproke me Turqinë. Në këtë samit i është kërkuar Turqisë që të zhvillojë dialog në mirëbesim dhe abstenim nga veprimet e njëanshme që bien ndesh me interesat e BE-së dhe shkelin të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat sovrane të shteteve anëtare të BE-së. Në këtë kontekst, Këshilli Evropian ka përsëritur solidaritetin e të plotë me Greqinë dhe Qipron.

Ndërkohë Ministria e Jashtme turke, tha se shumë vendime të samitit të Bashkimit Evropian në lidhje me Turqinë ishin “të divorcuara nga realitetet”, duke shprehur shqetësim në lidhje me referencën e vazhdueshme të bllokut ndaj sanksioneve të mundshme kundër Ankarasë, raporton Reuters.

Postime të ngjashme

AstraZeneca vaksina më e përdorur në botë

N E

Sergey Lavrov hedh poshtë ndryshimin e kufijve në territorin e ish-Jugosllavisë

N E

SHBA vaksinohen 24 % e popullsisë

N E

Mbi 3 milion viktima nga Kovit-19 në të gjithë botën

N E

Italia do të fillojë lehtësimin e masave kufizuese

N E

Forcimi i aleancës SHBA-Japoni e shqetëson Kinën

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...