Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Tensionohet situata në Kuvend, Driton Selmanaj: Zoti ka me jua kthy!

Prishtinë, 19 nëntor, Zhurnal-ks – Diskutimi për të pagjeturit në Kuvendin e Kosovës po përcillet me tensione të mëdha në mes të qeverisë dhe partive opozitare. Derisa kryetari i Qeverisë, Avdullah Hoti, nuk gjendet aty, përgjigje kritikave të opozitës po iu përgjigjet i vetëm zëvendësi i Hotit, Driton Selmanaj.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë përpjekje për të ndalur fjalimin e Selmanajt duke bërë zhurmë të madhe në sallën e Kuvendit.

“Po më vjen marre prej juve. E lexoi veç atë që i konvenoi asaj”, ka thënë Selmanaj për një deklaratë të deputetes së Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci, e cila lexoi disa fjalë të zv.kryeministrit rreth të pagjeturve.

Selmanaj është përplasur edhe me Arbërie Nagavcin. Derisa kjo e fundit i ka kërkuar Selmanajt të ulet në vendin e tij.

“Ulu, kontrolloje veten”, ka thënë Nagavci.

Më pas deputetët kanë rrahur tavolinat si protestë gjatë fjalës së Selamajt.

“zoti ka me jua kthy”, ka thënë Selmanaj mes zhurmës e brohoritjeve në Kuvend.

Fillimisht, Selmanaj është përplasur me Uran Ismailin e PDK-së, pasi ai ka pyetur pse kryeministri Avdullah Hoti injori seancën ku po flitet për të pagjeturit.

Selamanaj e arsyetoi kryeministrin është në një takim virtual me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Postime të ngjashme

Protestojnë infermierët të punësuar për nevoja të pandemisë, nuk u vazhdohet kontrata

Bekim Laçi

Kosovarët janë populli më bamirës në Ballkan dhe ndër 10 popujt më bujar në botë

Zekirija Haxhiu

Emërohet u.d i Drejtorit të Klinikës Infektive

Bekim Laçi

Në Ditën Botërore të Refugjatëve, përurohet Qendra e rinovuar e Azilit

Bekim Laçi

Mblidhet sot kryesia e Kuvendit

Bekim Laçi

Monitorimi i trafikut me dron nga Policia e Kosovës, jep rezultate

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...