Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Tensionohet situata para rafinerisë së Ballshit

Naftëtarët e rafinerisë së Ballshit janë përplasur me policinë mesditën e kësaj të enjteje.

Ata janë mbledhur për të protestuar përpara uzinës pasi kërkojnë të nënshkruajnë kontratat e punës.

Pas disa përpjekjeve ata kanë tentuar të futen me forcë në ambientet e uzinës duke u përplasur me uniformat blu.

Ka qenë kreu i sindikatës Sokol Dautaj, i cili pas diskutimeve me përfaqësues të firmës ka qetësuar paksa situatën duke deklaruar se firmosja e kontratave kolektive sipas reparteve do të bëhet ditën e sotme.

“Me shkresat që bëmë parmbrëmë ju filloni si punëtor fillestar në rafineri. Po them një gjë dhe nuk shans që fjalën tuaj ta tjetërsojë askush. Zonja ofron një pagë që unë e dëgjoj.

Pagat dhe kontratat do të vazhdojnë efiçente në datën 7. Të gjthë punëtorët do hyjnë. Nuk ka shanse që një punëtor të mbetet jashtë“, tha përfaqësuesi i sindikatës./m.v. abcnews.al

Postime të ngjashme

VIDEO/ Rama publikon rrëfimin e çiftit të të moshuarve që u bënë me shtëpi të re, pas tërmetit: Sikur lindëm për së dyti!

S.B.

Basha: Korrupsioni i përhapur në çdo degë të shoqërisë, 34 për qind e familjeve shqiptare paguajnë ryshfet për shërbime bazike

S.B.

Vaksinimi masiv i shqiptarëve me vaksinën kineze Sinovac

Z H

Reshje dhe ulje e ndjeshme temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

S.B.

Kryemadhi: Uragani i 25 prillit do ta shkulë Rilindjen

N E

Shqipëria do të marrë vaksinën ruse Sputnik V

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...