Tentativë për sulm fizik ndaj Kacarskës, ndalohet një burrë 57 vjeçar

nga Xh M

Shkup, 19 maj – Pas krevatit të improvizuar dhe thikës së kuzhinës në një garazh nëntokësor në Qendër, kërcënim i ri për kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska.

Një burrë 57 vjeçar nga Bogdanci ka dashur të sulmojë fizikisht kryetaren e Gjykatës Kushtetuese dje pasdite në qendrën tregtare Ramstor, e cila ishte e ulur me një shoqe të saj. Ai i është kërcënuar me fjalët do të përgjigjesh, do të përgjigjesh.

Kur sigurimi ka vlerësuar se ekzistonte rreziku i një sulmi të drejtpërdrejtë fizik, e larguan menjëherë personin dhe lajmëruan policinë, pas çka dërgua në stacion. Policia ka konfirmuar se personi nga Bogdanci është arrestuar dhe do të përgjigjet për rrezikim të sigurisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More