Tentim vrasje në Gjakovë, arrestohet një person

Një tentim vrasje ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në komunën e Gjakovës.

 

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj tha për Telegrafin se derisa një person ishte me veturën e tij është goditur nga një person i cili po ashtu ishte me veturë, dhe më pas kishte shtënë me armë në drejtim të tij.

“Datë 08.10.2021, rreth orës 24:00, viktima deklaron se si pasojë e një zënkë te mëhershme që kishte me te dyshuarin e lartëcekur, derisa kishte qenë së bashku me dy persona në veturën e tij, i dyshuari me automjetin e tij fillimisht kishte goditur veturën e viktimës dhe pastaj kishte nxjerr armën ( pistoletë) dhe kishte shtënë dy here në drejtim të tij. Viktima nga arma nuk ka pësuar lëndime mirëpo lëndime i ka marrë në anën e majtë të brinjëve nga goditja me veture që është bërë nga i dyshuari. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësore dhe është liruar për në shtëpi. Në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet relevante policore dhe janë gjetur dy gëzhoja te kalibrit 7.65mm. Janë konfiskuar gëzhojat”, deklaroi ai.

Gjurkaj tha se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër te prokurorit ndalohet 48 orë. 

Related posts

Aksion i MPB-së, dënohen 102 shoferë të dehur

D V

Kapen rreth nëntë kilogramë substancë narkotike, dyshohet të jetë kokainë

D V

Kallëzim për dy persona nga Dibra, kanë ndërtuar në pronë të uzurpuar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More