Mbrëmjen e së martës, një shtetas i Maqedonisë së Veriut 24-vjeçar ka hyrë në një shtëpi të të moshuarve në qytetin zviceran Gams, afër kufirit me Lihtenshtajnin.
Ai u tha atyre se duhej të kontrollonte arkën fisklae, mirëpo qëllimi i tij ishte të merrte paratë.
Stafi ka reaguar dhe ka lajmëruar policinë, pasi grabitësi ka vendosur të hapë me forcë arkën fiskale.
Ai u mbajt në ambiente derisa policia lokale mbërriti në St. Gallen.
Më pas personi është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur kallëzim në prokurori.