Ky është kur një grua e moshuar nxirret nga aeroplani në Indonezi, pasi është tallur duke thënë se ka bombë në çantën e saj pak momente para se të ngritej në ajër fluturakja.
Pamjet amatore tregojnë momentin kur gruaja nxirret nga aeroplani në aeroportin Soekarno-Hatta në Xhakarta.
Gruaja merr gjësendet e saj dhe largohet nga aeroplani pa bërë asnjë koment, derisa shoqërohej nga policia dhe personeli i aviokompanisë.
Ajo i kishte dhënë një stjuardese se kishte bombë në bord, kurse ajo menjëherë alarmoi pjesën tjetër të stafit që kryen një procedurë operacionale standarde duke e njoftuar edhe pilotin dhe policët.
Me të arritur në vendin e ngjarjes u nxor jashtë, dhe më vonë është konstatuar se ajo nuk ka kurrfarë bombe në çantë.