Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Tentoi të tallet me policinë braziliane duke vendosur një kukull në plazh, ata e kuptuan se çfarë ishte kur iu afruan – por dënuan autorin e kësaj “vepre”

Një 29-vjeçar u dënua pasi protestoi për shkak të mbylljes së plazheve, duke vendosur një kukull për t’u tallur me policët në juglindje të Brazilit – përkatësisht në Sao Paulo.

Ngjarja ka ndodhur më 23 mars në Sao Paulo, ku plazhet vazhdojnë të mbeten të mbyllura që nga 15 marsi, si pjesë e planit të qeverisë për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

Ankesa e policëve zyrtarisht është formalizuar të martën. E personi që u tall me ta kishte qëndruar pak metra larg kukullës, duke i filmuar policët që menduan se mund të ketë qenë ndonjë qytetar i pandërgjegjshëm që ka dalë për t’u larë.

Por kur u afruan e kuptuan se ishte një kukull e veshur si femër, e pamjet e këtij momenti janë bërë virale. Megjithatë pas intervenimit të policisë, autori i videos është arrestuar.

Ai akuzohet për shkelje të masave anti-COVID dhe për alarm të rrejshëm. U dënua me një shumë të majme të parave – duke mos specifikuar se për çfarë shumë bëhet fjalë.

Postime të ngjashme

Fitoi 21.5 milionë euro në loto, por humb aksidentalisht biletën në rrobalarëse

S.B.

Piceria me “furrë” vullkanike, në temperaturë 1 mijë gradë celsius

S.B.

Shitet në ankand diamanti më i madh në histori, vlera e tij kap vlerën e 14 milionë dollarëve

S.B.

Kjo është macja fatlume – posedon lodra, vepra arti, shtrat dhe televizion

S.B.

Pandemia i ndau vëllezërit binjakë nga Suedia, kështu që ata janë në kufi çdo ditë dhe takohen me njëri-tjetrin

S.B.

Burri humbi unazën e martesës gjatë pushimeve, tani atë e mban me krenari një peshk

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...