Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Tenton të fikë qirinjtë me maskë në fytyrë, presidenti i Venezuelës: Dëshmi që maska mbron

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, rrallë lejon që ngjarjet private të mos i shndërrohen në kryelajm të mediave, kështu edhe ahengun e ditëlindjes së tij të 58-të e ka transmetuar në media.

Edhe pse në kohë të pandemisë së coronavirusit dhe krizës së vazhdueshme ekonomike, ku mbi pesë milionë banorë të këtij vendi janë larguar për një jetë më të mirë në vendet tjera, transmetimi i drejtpërdrejtë nga pallati presidencial e ka shfaqur tejet të disponuar Maduron që vallëzonte me gruan, transmeton Telegrafi.

Mysafirët e shumtë që ishin mbledhur nuk respektonin distancën fizike, por shumica prej tyre bartnin maska – kurse Maduro ka shfrytëzuar rastin të tregoj se sa efikase janë maskat, ku disa herë tentoi të fikë qirinjtë duke i fryrë – por pa ndonjë sukses sepse ishte maska ajo që ia pamundësoi një gjë të tillë.

Në fund vendosë t’i fikë me gishtërinj – derisa turmës që e duartrokiste i thotë: “Është dëshmi që maska ka rol të madh”. Ky moment mund të shikohet në videon e publikuar më poshtë – më saktësisht në 18:50 minuta.

Në Venezuelë janë regjistruar 100.143 rate me COVID-19 si dhe 873 tjerë që kanë humbur jetën nga coronavirusi.

Postime të ngjashme

Të rinjtë australianë ngjiten në majë të ndërtesave pa pajisje sigurie

Dafina Vidishiqi

Për kremtime, ditëlindje, festa: Si ta shtroni tryezën në mënyrë korrekte

Dafina Vidishiqi

Pse macet sjellin kafshë të ngordhura në shtëpi?

Dafina Vidishiqi

A ndikon shikimi i televizionit në dobësimin e vëmendjes të fëmijës? Shkenca vërtetoi se jo

Dafina Vidishiqi

Britanikut i erdhi një kartolinë nga një ‘fëmijë i panjohur’, gruaja ia shkatërroi laptopin dhe televizorin – u bë vonë kur e kuptoi se për çfarë bëhej fjalë

Dafina Vidishiqi

Test psikologjik/ Ajo që shihni në fillim ju tregon se çfarë përshtypje lini tek njerëzit e tjerë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...