Kronika Shqipëri

Tenton të plagosë me kaçavidë përgjegjësin e pyjores, arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, në kërkim bashkëpunëtorët

Zhurnal Ads

Policia e Librazhdit ka arrestuar një 27-vjeçar, pasi ka kanosur me kaçavidë dhe ka tentuar të plagosë në bark përgjegjësin e sektorit dhe monitorimit në agjensinë e zonave të mbrojtura Elbasan.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim tre shtetas të tjerë, si bashkëpuntorë të 27-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Drejtimi i mjetin në mënyrë të parregullt” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve” e kryer në bashkëpunim shtetasin A.B., 27 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Prrenjas.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve A.B., 43 vjeç, A.B., 22 vjeç, dhe L.B., 19 vjeç, ku vijon puna për kapjene tyre.

Këta shtetas rreth orës 21:30 të mbrëmjes së djeshme në vendin e quajtur “Qafa e Vaskut” Rrajcë, janë konstatuar një mjet tip furgon që po e ngarkonin me dru zjarri, dhe në momentin që janë afruar punonjësit e pyjores, tre persona janë larguar kurse shtetasi A.B., duke mbajtur një kaçavidë në dorë, ka kanosur dhe ka tentuar ta plagosë në pjesën e barkut përgjegjësin e sektorit dhe monitorimit në agjensinë e zonave të mbrojtura Librazhd dhe më pas është larguar me shpejtësi me automjetin tip furgon.

Si rezultat i ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale furgoni me lëndë drusore dhe kaçavida me të cilën tentoi të plagoste punonjësin e pyjores.

Nga kontrolli i dokumentacionit të mjetit rezultoi se ky shtetas nuk kishte leje drejtimi për të drejtuar mjetin.

Po në vijim të veprimeve policia shpalli në këkrim tre shtetasit, bashkëpuntorë të shtetasit A.B dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale. (BalkanWeb)

Postime të ngjashme

“434 shqiptarë kanë humbur jetën”, Braçe: Mbani maskat dhe mos dëgjoni opozitën, ata kyçen në vila

admin

Shqiptari i penduar rrëfen sekretet e mafias në Vibreto: Ne filluam duke i vënë flakën makinave

admin

PS kërkon edhe 3 milionë euro shtesë për inceneratorët nga Buxheti…

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...