Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Tentuan t’i kontrabandojnë 25 telefona nga Maqedonia për në Kosovë, kapën dy persona

Shkup, 5 mars – Duke i futur në xhepa dhe në pjesë të ndryshme të veturës, dy persona kanë tentuar të kontrabandojnë 25 telefona nga Maqedonia e Veriut për në Kosovë.

Por, përpjekja ka rezultuar e pasuksesshme, pasi ata u kapën në kufirin e Kosovës në Han të Elezit.

“Janë kapur 25 telefona duke hyrë në Han të Elezit nga Maqedonia e Veriut. Telefonat janë të prodhuar në Kinë dhe janë telefona origjinal. Ende nuk dihet se çfarë vlere kapin, por informacionet tona thonë se vlera arrin rreth 7 mijë euro”, njoftuan nga Doganat e Kosovës.

Të dyshuar janë dy persona, por rasti ende është në hetim nga Doganat. Nëse vlera e mallit të kontrabanduar kap vlerën mbi 5 mijë euro, siç sqaruan nga Doganat, ngritet padi penale ndaj të njëjtëve./TV21

Postime të ngjashme

143 kg kokainë në portin e Durrësit, lihen në burg dy administratorët. Pamjet brenda gjykatës

S.B.

Gazetarja merret me forcë nga vendi i punës në Tiranë, sulmohet fizikisht nga i dashuri i saj

S.B.

Sanksione për 109 vozitës në Shkup, 30 për tejkalim të shpejtësisë

S.B.

Të akuzuar për vepra të ndryshme penale, 5 të arrestuar në Durrës

S.B.

Ekstradohet nga Gjermania Andi Janko, i dënuar me 12 vite burg në Shqipëri për mashtrim

S.B.

Kthyen magazinën në laborator kanabisi, burg për Vranicki Hiskun! Vijon në kërkim drejtori i Kadastrës

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...