Agjencia Zhurnal.mk

Teologu Xhaferi: Gjatë muajit të Ramazanit të respektohen vendimet e BFI-së dhe organeve shtetërore

Shkup, 20 prill, zhurnal.mk – Shtabi qendror i krizës për Kovid-19, këto ditë do të bisedojë për muajin e bekuar të Ramazanit, gjegjësisht për lehtësim të disa masave gjatë këti muaji. Zv/kryeministri Osmani paralajmëroi gjithashtu se në ditët në vijim qeveria do të sjellë një paket masash edhe për muajin e Ramazanit.

Ndërkaq Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, në mbledhjen e vet të mbajtur më 17.04. 2020, ka debatuar rreth aktiviteteve gjatë muajit të Ramazanit në kushtet e jashtëzakonshme, pas masave të marra nga organet kompetente shtetërore për të parandaluar dhe për të luftuar virusin Kovid-19, mes tjerash mori disa VENDIME, gjegjësisht që edhe gjatë ramazanit xhemati nuk do të shkojnë nëpër xhami, por për çdo ditë gjatë Ramazanit në xhami të qëndrojnë Imami, Myezini, Kryetari i Mexhlisit të Xhamisë, apo njëri nga anëtarët e Mexhlisit, për të qenë në lidhshmëri të përhershme me xhematin.

Teologu Ridvan Xhaferi në një prononcim për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal thotë se segmentin e parë që ka ramazani është agjërimi, dhe ky detyrim mund të kryhet pa pasur nevojë për komunikim.

Ai thotë se gjatë këtij muaji do të respekton vendimet e organeve shtetërore dhe të Bashkësisë Fetare Islame.

“Ramazani e ka segmentin e parë – agjërimin, që është detyrim që kryhet vet dhe pa pasur nevojë për komunikim, ndërsa segmenti i dytë shoqërohet me adhurim më të shpeshtë që nënkupton edhe frekuentim më të madh të xhamisë. Ndonëse mund edhe të gjenden mënyra që mos të ndalohet plotësisht funksionimi i xhamive, siç ndodhë në disa vende, por në kushte të pandemisë, jam i prirë ta respektoj vendimin e organeve shtetërore dhe të Bashkësisë Islame. Fundja, në sheriatin islam shpëtimi i jetës së njerëzve është njësoj e rëndësishme sa e drejta e besimit dhe adhurimit. Andaj, derisa agjërimin mund ta kryejmë pa pengesa, pjesën e dytë mund ta kursejmë në të mirë të shëndetit tonë dhe të njerëzve të tjerë”, ka deklaruar për Zhurnal, teologu Ridvan Xhaferi.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...