Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Tërmet 9-ballësh në Manchester, “Djajtë e Kuq” shkërrmoqin Southampton

Pas dy rezultateve jo të mira, Manchester United rikthehet te fitorja në Premier League dhe e bën këtë në mënyrën më spektakolare të mundshme.

“Djajtë e Kuq” dhuruan emocione në “Old Trafford” duke mposhtur me rezultatin e thellë dhe turpërues 9-0 Southamptonin.

Fitorja më e thellë e regjistruar në sezon të kampionatit anglez dhe mbi të gjitha një sukses historik për skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer.

Sfida nisi në mënyrën më të keqe të mundshme për shënjtorët të cilët mbetën me 10 lojtarë që në minutën e 2-të pas daljes me karton të kuq të Jankewitz.

Wan Bissaka, Rashford, autogoli i Bendarek dhe Cavani i çuan shifrat në 4-0 që në pjesën e parë duke hipotekuar fitoren e United.

Golavarazhi i “Djajëve të Kuq” u përmirësua ndjeshëm në fraksionin e dytë kur skuadra e Solskjaer shënoi dhe 5 herë të tjera.

Martial, McTominay, Bruno Fernandes me penallti, sërish Martial dhe në fund James e çuan rezultatin në 9-0, me United që ruajti vendin e dytë edhe pas javës së 22-të tashmë me 44 pikë po aq sa edhe City kryesues që ka luajtur dy ndeshje më pak.

Për t’u përmendur që Southampton e mbylli ndeshjen me 9 lojtarë pasi në të 86-ën u ndëshkua edhe Bendarek me të kuq.

Postime të ngjashme

Tammy Abraham drejt largimit, garë e madhe për sulmuesin anglez

D V

Vedat Muriqi shuan spekulimet rreth të ardhmes së tij: Do të qëndroj te Lazio

D V

Chelsea i pakënaqur me çmimin e kërkuar nga Sevilla për Kounden

D V

Toni Kuka na thotë mirëmëngjesi nga Tokio, tregon se po i sjellin dy medaljet e arta në atdhe

D V

Real Madridi konfirmon edhe një rast me Covid-19

D V

Buffon tregon historinë se si vendosi të ishte portier

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...