Bota

Tërmet i fortë në Greqi, aktivizohet protokolli për shpërthim vullkani

Një tërmet i fortë është regjistruar në Egjeun Jugor, afër Nisyros.

Sipas asaj që raportojnë mediat greke, tërmeti ishte prej 5.2 i shkallës Rihter dhe ndodhi 25 kilometra në perëndim të ishullit të Nisyros të Egjeut jugor dhe 48 kilometra në perëndim të Kos.

Thellësia e këtij tërmeti ishte në 114 km. Për shkak të thellësisë së madhe të fokusit, tërmeti nuk u ndie shumë, siç tha profesori i Gjeologjisë në Universitetin e Athinës dhe presidenti i OASAP, Efthymios Lekkas , për protothema.gr , duke shtuar se zona ku ndodhet epiqendra karakterizohet me aktivitet jo shumë të lartë sizmik.

Sidoqoftë, fakti që ka një vullkan në Nisyros, detyron Mbrojtjen Civile të aktivizojë një protokoll të veçantë reagimi, me rezultatin që shërbimet tashmë janë vënë në gatishmëri. Protokolli parashikon mobilizimin e shërbimeve për të zbuluar çdo rrëshqitje toke ose ngritje të valëve të detit./tch/

Postime të ngjashme

Turqi: humb jetën një person pas përmbysjes së anijes turistike

H S

Frikë për valë të dytë infektimesh në Rumani, alarmohen autoritetet shëndetësore

admin

Bild: Gjermania përgatitet të nisë vaksinimin për koronavirus para fundit të vitit

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...