Tërmet në Shqipëri, u ndje edhe në Maqedoninë e Veriut

nga D. V.

Shkup, 28 prill – Tërmet me magnitudë 3.3 ballë të shkallës Rihter u regjistrua në orën 12:07 të mesditës në territorin e Shqipërisë.

Sipas të dhënave në dispozicion, epiqendra ndodhet 8 kilometra në verilindje të Elbasanit, gjegjësisht 38 kilometra në juglindje të Tiranës.

Hipoqendra e tërmetit, sipas të dhënave të EMSC, ndodhet në një thellësi prej rreth 5 kilometrash nën tokë.

Duke qenë se epiqendra ishte pranë kufirit me Maqedoninë, tërmeti u ndje edhe në rajonin Ohër-Strugë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More